Latifi: Vendimi i Supremes konfirmon sërish fitoren e pastër

Kosova

Latifi: Vendimi i Supremes konfirmon sërish fitoren e pastër

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:04
Smajl Latifi

Fituesi i balotazhit në Rahovec, Smajl Latifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila gjatë ditës së sotme ka hedhur poshtë ankesën e PDK-së për këtë komunë.

Latifi ka thënë se ky vendim i Supremes konfirmon fitoren e pastër të tij.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon sërish fitoren e pastër dhe të drejtë, së pari të qytetarit të Rahovecit, pastaj të Aleancës dhe në fund timen

Tani presim çertifikimin e rezultatit në mënyrë që të vazhdojë jeta institucionale në Rahovec dhe që t’i rikthehemi sa më shpejtë punës!”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat