Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor

Kosova

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor

Nga: A.M. Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:11
Bora në Prishtinë

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të janë të kujdesshëm dhe është kërkuar vëmendje në  gjatë në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike.

“Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre. Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet e borës, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitshme dhe qarkullimi nëpër rrugët tona vështirësohet. Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore”, kështu thuhet në komunikatë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat