Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:46
Ilustrim

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat të mërkurën kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.Fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike e përcjellur me reshje shiu dhe bore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat