GSBGJ dënon dhunën ndaj grave në Kosovë

Kosova

GSBGJ dënon dhunën ndaj grave në Kosovë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Ilustrim

Në përmbyllje të fushatës globale të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ), përsëritë thirrjen për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe garantimin e të gjitha të drejtave, për të gjitha gratë kudo.

“Në të gjitha anët e botës, duke përfshirë Kosovën, gratë dhe vajzat ende përpiqen të ushtrojnë të drejtat e tyre të plota njerëzore. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndoshta manifestimi më i dukshëm pabarazive të thella të pushtetit në shoqëritë tona, si dhe dobësitë dhe kufizimet që i pasojnë ato”, thuhet në reagimin e Gruoit për Siguri dhe Barazi Gjinore.

Në komunikatë theksohet se çdo grua dhe çdo vajzë ka të drejtën për një jetë pa dhunë. 

“Megjithatë, kjo shkelje e të drejtave të njeriut ndodh në mënyra të ndryshme në çdo komunitet, duke prekur veçanërisht ato që janë më të margjinalizuara dhe të pambrojtura.Për t'i dhënë fund kësaj shkelje të madhe të të drejtave të njeriut që kufizon përparimin tonë në shumë mënyra, le të bashkohemi të mos lëmë askënd prapa dhe të shtojmë veprimin tonë kolektiv për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, theksohet tutje.

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, gjithashtu shprehë shqetësimin e thellë për vrasjen e një gruaje që dyshohet të jetë kryer nga bashkëshorti i saj në Skenderaj më 8 dhjetor 2017, dhe vrasjen e 24 nëntorit 2017 në Pejë të gruas që dyshohet të jetë sulmuar nga bashkëshorti i saj.

“GSBGJ-ja fuqishëm dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave, qofshin ato brenda familjes apo në hapësirat publike. GSBGJ-ja i inkurajon institucionet e Kosovës që të hetojnë këto raste në plotësi dhe me hollësi, si edhe të gjitha rastet tjera të dhunës në familje. Gjithashtu u bëjmë apel institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë me prioritet të lartë rastet e dhunës në familje me prioritet të lartë dhe të sigurojnë gjykim të shpejtë dhe të drejtë të këtyre rasteve dhe të gjitha rasteve tjera të dhunës në familje, që të garantohet drejtësi për familjet e grave të vrara dhe për të gjitha gratë, vajzat, burrat dhe djemtë që janë prekur nga çfarëdo forme e dhunës në familje”, theksohet tutje.

Dhuna në familje nuk është çështje private prandaj GSBGJ inkurajon policinë që të marrë seriozisht raportet e akteve kriminale të kryera në marrëdhënie familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat