Tarifat e reja zbritën çmimin e rrymës për 10.6 %

Kosova

Tarifat e reja zbritën çmimin e rrymës për 10.6 %

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

ASK-ja konstatoi se çmimet e rrymës ranë për 10.6 për qind në nëntor.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” tregoi se aplikimi i tarifave të reja të energjisë elektrike që nisi në prill, ka ulur çmimin e saj për 10.6 për qind në nëntor.

“Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës, të datës 31 mars 2017, është shkaku  i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj“, sqaroi ASK-ja.

Megjithatë, nëntori i sivjetmë në krahasim me tetorin ishte më i shtrenjtë për 0,1 për qind, ndërsa inflacioni në këtë muaj ishte 0.9 për qind.

Më të shtrenjta në nëntor, sipas ASK-së ishin perimet dhe lëndët për ngrohje, ndërsa më të lira pemët.

Në krahasimin e nëntorit të këtij viti me nëntorin e vitit që shkoi, më shtrenjtë ishin kafja, çaji, kakao dhe duhani, ndërsa çmimet ranë te rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse, blerja e automjeteve, pajisjet e telefonike, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat