Haradinaj: Bujqësia prioritet

Kosova

Haradinaj: Bujqësia prioritet

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 10:31
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se bujqësia dhe zhvillimi rural e ka marrë vëmendjen dhe kjo vërtetohet nga rritja e buxhetit.

Haradinaj këto komente i bëri në konferencën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”, të organizuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ai tha se bujqësia  është themel i jetës dhe në pamundësoi  të zhvillimeve të industrive tjera, kjo e kërkon vëmendjen e madhe.

“Veshtisë janë të  shumta si ndërprerja e vazhdimësisë që ka ndodhur por edhe nga fragmentimet e ndodhura si ujitja dhe pasimi i prodhimit në treg. Ne do t’i kushtojmë vëmendje  zhvillimit të bujqësisë, pra një zhvillim i qëndrueshëm dhe vlerësojmë  lartë pasurinë  rurale dhe kisha veçuar disa aspekte të rëndësishme, e para është strategjia deri vitin 2020 është me rëndësi  të jetë e zbatueshme duke e lidhur me fermerët dhe njerëzit që  janë në aktivitetin bujqësor dhe këtu kërkojmë  angazhimin e të gjithë neve, të komunave,  të agjencioneve, partnerëve  që koordinimin dhe ndarjen e detyrave të bëhet sa më saktësi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat