A do të dalin Molliqaj, Ymeri, Ahmeti e Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje?

Kosova

A do të dalin Molliqaj, Ymeri, Ahmeti e Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje?

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 23:15
Dardan Molliqaj

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk e di kush do të rri ose të dalë në Vetëvendosje pas situatës së krijuar në këtë parti.

“Unë nuk e di kush del e kush rrinë”, ka thënë Molliqaj në Zonën e Debatit kur është pyetur se a do ta lënë partinë Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Aida Dërguti.

“Jemi ndiku prej njëri-tjetrit, e diksuh më shumë dikë”.

“Albin Kurti e ka pas ndikimin më të madh tek unë”.

“Por kjo nuk nënkupton se unë pafundësisht duhet të pajtohem me Kurtin”.

“A do të mundemi na pa Albinin mendoj që jo, por a do të munde Albini pa një organizatë dhe pa ne edhe ashtu them jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat