Shumë fshatra të Klinës pa energji elektrike - Bota Sot
Shumë fshatra të Klinës pa energji elektrike

Kosova

E martë, 24 prill 2018

Shumë fshatra të Klinës pa energji elektrike

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:59
Pamje nga Klina

Shumë fshatra të Komunës së Klinës, janë duke u përballur me mungesë të energjise elektrike si pasojë e motit të lig i përcjelle me ere të fortë që ka mbretëruar mbrëmë në territorin e kësaj komune dhe që po vazhdon edhe sot.

Një pjesë e lokaliteteve kanë mbetur pa energji elektrike gjatë tëre natës deri në orët e paraditës së sotme, derisa disa fshatra të tjera akoma janë pa rrymë.

Gjokë Lleshaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Klinë, ka treguar se janë disa fshatra që kanë mbetur pa rrymë elektrike nga mbrëmë. Sipas tij ka dy jave që disa fshatra të Lugut të Drinit janë duke u përballur me reduktime të shpeshta të energjise elektrike, të cilat janë të gjata dhe pa kurrfarë orari.

“ Kjo është papërgjegjësi totale e KEDS-it, pagesat e rrymës kërkohen me kohë, ndërsa furnizimi është në gjendjen më të keqe. Kërkojme nga KEDS dhe organet tjera që sa me shpejt që është e mundur të intervenojnë në rregullimin e gjendjës”, thotë Lleshaj. Ai tregon se ky është diskriminim që po ju bëhet qytetarëve dhe kërkon përgjegjësi nga ata që janë përgjegjës për furnizim me energji elektrike.

Ndryshe, sot po mbretëron një mot i lige i përcjellë me shi të furishëm gjë që shton drojën e vërshimeve të mundshme.

“ Deri tash nuk kemi marrë asnjë informate për vërshime në ndonjë pjesë të Klinës, por nëse vazhdojnë të reshurat e shiut situata mund të përkeqësohet. Ne jemi duke përcjellë situatën dhe të gatshëm për të intervenuar aty ku paraqitet nevoja”, thotë Lleshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test