Përfundoi me sukses Faza e parë e Garës së Inteligjencës EUREKA 5 që sfidoi mbi dijen e 2000 nxënësve nga mbarë Kosova

Kosova

Përfundoi me sukses Faza e parë e Garës së Inteligjencës EUREKA 5 që sfidoi mbi dijen e 2000 nxënësve nga mbarë Kosova

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:07
Pamje nga testimi

Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera sot organizoi edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "EUREKA 5".

 Sot me datën 16 Dhjetor 2017, ditën e shtune në ora 11:00 u mbajt në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën. 

Gara e intelegjencës EUREKA 5 sot sfidoi dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës. 

Në mesin e 2000 nxënësve ku ishin pjesëmarrës sot në këtë garë do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazën finale të Garës Eureka e cila do të mbahet me 17 Mars 2018, ora:11:00 në ambientin e Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë. 

Qëllimi dhe synimi i organizimit të kësaj gare është që të gjithë bashkarisht t'i dalim për zot brezit të ri të vendit tonë duke i inkurajuar dhe motivuar për dijen  dhe shkencën dhe njëkohësisht duke rritur cilësinë e arsimit ku llogaritet si investim më i mirë për një të ardhme më të ndritur dhe sigurt për atdheun tonë, theksoi  z.Bashkim Çmega Drejtor i Gjimnazit Hasan Nahi. Sipas kësaj, puna më e madhe që mund të bëhet në një vend është pikërisht përpjekja në fushën e arsimit. Një shoqëri që studion, mëson dhe këto që mëson i jeton të gërshetuara me vlerat kombëtare, atëherë ardhmëria e kësaj shoqërie është e shëndoshë”, theksoi Çmega.

Ai njëherazi ka falënderuar MASHT-in dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore për mbështetjen dhe seriozitetin e treguar në realizimin e këtij projekti prestigjioz dhe shumë të rëndësishëm.

Në këtë garë i jipet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe  të zbulojë talentin e vet.

Rezultatet e fazës së parë të kësaj gare mbarëkombëtare priten të dalin të enjten me 21 Dhjetor, ku do të shpallen 250 finalistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat