Dogana e Kosovës merr pjesë në takimin e OBD-së

Kosova

Dogana e Kosovës merr pjesë në takimin e OBD-së

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 18:46
?Dogana e Kosovës merr pjesë në takimin e OBD-së

Një delegacion i Doganës së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, morri pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, i cili u mbajt në Bruksel.

Siç njofton Dogana e Kosovës, në këtë takim përveç çështjeve tjera të diskutimeve te interesit doganor të komunitetit botëror të doganave, u zgjodh nënsekretari i përgjithshëm i OBD-së, ku Kosova ishte pjesëmarrëse në këto zgjedhje, siç ishin edhe anëtaret tjerë të Organizatës Botërore të Doganave.

Përveç drejtori të përgjithshëm, në takim e OBD ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

Kosova është anëtarja e 181-të e OBD-së dhe është anëtarësuar në janar të vitit 2017. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat