Erërat shkaktojnë dëme të mëdha në Deçan

Kosova

Erërat shkaktojnë dëme të mëdha në Deçan

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 18:56
Deçan

Deçan, 16.12.2017 - Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Deçanit, ku pos dëmeve në rrjetin elektrik, ka rrëzuar edhe minarën e xhamisë. Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend nëse kishte erëra kaq të forta ndonjëherë. Ndërsa institucioni komunal, edhe pse nuk ka ndonjë shifër të saktë për dëmet në ekonomitë familjare dhe bizneset, ka ndërrmarrë gjitha veprimet për lëvizje të lirë nëpër rrugët e kësaj komune, sikurse që KEDS, po punon në sanim të gjendjes, ashtu që fshatrat që kanë mbetë në terr, sa më parë të kenë ndriçim elektrik.

Image

Për familjen e Hamdi Gjikokaj, nata e mbrëmshme ishte e frikshme, ngase fati kishte qenë e kishin shpëtue pa ndonjë fatkeqësi të rëndë. “Pas orës 1.10, kemi dëgjue një ushëtimë të madhe, duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur, gjë që ishim tejet të shqetësuar për fatin tonë”, ka treguar Gjikokaj, shtëpia e të cilit është afër xhamisë nga e cila ishte rrëzuar minareje, që për fat të mirë, nuk ka shkaktuar dëme të mëdha. Njëjtë është shprehur edhe Murat Thaçi, imam i xhamisë, sipas të cilit ishte e pritur që një ditë do ndothte rrëzimi i kësaj minareje. “Kemi njoftuar gjitha institucionet lokale e qëndrore, për rrezikun.që mund të paraqiste minareje, ngase xhamia në fjalë ii kishte nënshtruar granatimeve të shumta, sikurse që ishte kapluar nga zjarri”, ka thënë imami i xhamisë, mulla Murati, sipas të cilit “Zoti ka bërë që mos të ketë pasoja të rënda në shtëpitë e afërta”.

Image

Ndërsa, Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit, ka thënë se institucionet komunale kanë ndërrmarrë gjitha veprimet për sanim të gjendjes, ashtu që rrugët e Deçanit të jenë të kalueshme për të gjithë. “Jemi vënë në veprim të menjëhershëm, ndaj rrugët e komunës janë në gjendje të mirë”, është shprehur kryetari Ramosaj, duke qenë mirënjohës për Njësitin e zjarrëfiksëve dhe Kompaninë “Higjiena”, që ishin vënë në pastrim dhe largim të gjësenseve nëpër rrugë, që ishin si rrjedhojë e motit të lig. Ramosaj ka premtuar se do jenë të gatshëm për veprim, sa herë që qytetarët të jenë në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat