Rugova: Pres një votim të mirë, do t’i shkojmë deri në fund këtij procesi - Bota Sot
Rugova: Pres një votim të mirë, do t’i shkojmë deri në fund këtij procesi

Kosova

E martë, 17 korrik 2018

Rugova: Pres një votim të mirë, do t’i shkojmë deri në fund këtij procesi

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 10:16
Haki Rugova

(E plotësuar) - Kandidati i LDK së për kryetar të komunës së Istogut Haki Rugova, pasi që dha votën për kryetar të komunës tha se do të ishte i lumtur që ky proces të përfundojë mirë dhe të mos përsëriten ngjarjet të cilat e kanë përcjell këtë komunë në këto zgjedhje.

Rugova: Pres një votim të mirë

 “Unë pres një votim të mirë,  ashtu siç dinë qytetarët e Istogut dhe të shkojë  kjo ditë si është më së miri dhe të respektohet vullneti i votuesve. Kjo është tepër e rëndësishme për demokracinë, por dhe për komunën tonë. Pak  me keqardhje i ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në këto votime. E di që është e mundimshme  hera e tretë. Por unë besoj që qytetarët do ta japin verdiktin e vet, do ta japin vullnetin e vet do ta japin votën e vet,  ashtu qysh duhet. Këtë e pres prej qytetarëve. . Më i lumtur do të jem që ky proces të përfundoj mirë e jo të përsëriten ngjarjet e votimit të dytë.

Rugova tha se do ta pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, nëse procesi shkon krejtësisht në rregull.

Rugova: Nëse procesi shkon në rregull, e pranoj rezultatin

“Nëse procesi shkon krejtësisht në rregull, natyrisht se do të pranohet  rezultati pa dilema”, tha ai.

Ndërsa thotë se e di që qytetarët e kësaj komune janë lodhur me votime, por se duhet t’i shkohet këtij procesi deri në fund.

Rugova: Duhet t’i shkojmë procesit deri në fund

“Unë e di që janë lodh.  Është e saktë që janë lodh. Mirëpo unë besoj  që do të dalin. Jam i bindur se do të dalin. Dhe unë shpeshherë kam thanë, nëse janë të detyruar të dalin tri herë në zgjedhje, atëherë janë të gatshëm të dalim dhe katër herë e pesë herë dhe të shkojmë deri në fund të procesit. Do të përfundoj procesi gjithsesi”, tha Rugova.

Ndërsa i pyetur rreth bartjes së votuesve nga partitë tjera,  ai tha se ata mund t’i bartin votuesit deri tek qendra, por pa ndonjë imponim.

Rugova: Nuk duhet t’u  imponohet vota askujt

“Unë nuk e di kush janë. Nuk e kam këtë informatë. Ka mundësi që barten. Ka raste që edhe ajo parti edhe tjetra,  mund t’i bartin njerëzit për shkak të pamundësisë,  për të shkuar në qendra të votimit, pa ndonjë imponim unë besoj”, tha ai.

Haki Rugova voton sot për të tretën herë në Istog, ja në çfarë kohe!

Kandidati i LDK-së për Istogun, Haki Rugova  do të votojë sot për të treten herë me radhë në Gjimnazin “Haxhi Zeka” të kësaj komune.

Rugova bashkë me zonjën e tij Fitoren, do të votojnë në orën 10:30.

Zyra për informim e LDK-së, ka njoftuar se gjatë ditës do të bëhet e ditur për konferencat.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test