Institucionet adresojnë përgjegjësinë te njëra-tjetra për fëmijët e braktisur

Kosova

Institucionet adresojnë përgjegjësinë te njëra-tjetra për fëmijët e braktisur

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 09:24
Ilustrim

Dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeç janë gjetur të vetëm në tavanin e një shtëpie në lagjen “Dheu i Bardhë” nga ana e autoriteteve policore. Ata dyshohet të jenë lënë vetëm nga prindërit e tyre H.K. dhe Rr.K.

Madje, banorët kanë bërë peticion për largimin e kësaj familjeje nga kjo lagje. Lirim Ahmeti, banor ka deklaruar se 20 familje e kanë nënshkruar peticionin, porse ai nuk është marrë parasysh. Sipas tij, Qendra për Punë Sociale e ka neglizhuar këtë rast.

“Ne kemi bërë peticion 20 familje për me largu këtë familje, sepse nuk janë normal. Kjo gruaja po i kërcënon edhe fëmijët, kam shkuar në polici dhe kam lajmëruar rastin, dhe ata kanë proceduar rastin tek Qendra Sociale dhe ata nuk japin përgjigje. E kanë nxjerrë fëmijën e ngrirë para prej tavanit na kanë trishtu krejt, sepse kjo është torturë është krim. I ka marrë policia i kanë dërguar tre fëmijët në polici, sepse prindërit ku me dit ku i kanë pasur. I kanë quar në polici prapë i kanë kthyer. Unë i thirra policinë edhe u thash mos i lëshoni sepse këta njerëz nuk janë normalë. Dhe nuk ka asnjë përgjegjësie prapë i kanë kthyer. Rregullisht unë gjithmonë dërgoj ankesa, mirëpo nuk ka përgjegjësi asgjë”, ka thënë ai.

Ndërsa ankesa kanë pasur edhe fqinj të tjerë, të cilët preferuan të mbeten anonim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat