Haradinaj uron për Krishtlindjet Ortodokse

Kosova

Haradinaj uron për Krishtlindjet Ortodokse

Nga: A.M. Më: 7 janar 2018 Në ora: 11:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Krishtlindjeve.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se “festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, si dhe hyjnoren brenda tyre”.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që besojnë në krishtërim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.

Me këtë rast, i uroj edhe ata, që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, si dhe hyjnoren brenda tyre!

Krishtlindjet ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat