Themelohet Bordi Këshillëdhënës i Agjencisë së Punësimit, këta janë emrat

Kosova

Themelohet Bordi Këshillëdhënës i Agjencisë së Punësimit, këta janë emrat

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:25
Ilustrim

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka prezantuar para kabinetit qeveritar këtë propozim vendim dhe qëllimin e themelimit të këtij bordi.

Bordi Këshillëdhënës do të jetë në këtë përbërje:

Izedin Bytyqi-MPMS,
Hysnije Maloku- MF,
Rexhep Bllaca-MTI,
Veton Alihajdari-MASHT,
Veton Firzi-MKRS,
Lah Nitaj-Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Avni Ajdini -BSPK,
Safet Gerxhaliu-OEK,
Sazan Ibrahimi-Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Qendrat për Punë Sociale në komunat e Republikës së Kosovës caktohen si institucione përgjegjëse për vlerësimin e kategorive sociale që do të lirohen nga pagesa e premiumeve dhe bashkë pagesave, nëse identifikohen si të varfra sipas kritereve të Testit të Varfërisë.k

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat