Reshitaj: Kosova humbi demokratin, liderin paqësor, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës

Kosova

Reshitaj: Kosova humbi demokratin, liderin paqësor, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:36
Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka kujtuar përvjetorin e vdekjes  së ish presidentit të Ibrahim Rugova.

Sipas saj, urtësia dhe mençuria e tij për t’i zgjidhur problemet në mënyre paqësore mbetet shembull për të gjithë liderët botërorë. Kjo ishte edhe armë e fortë për të fituar mbështetje ndërkombëtare për Kosovën.

Më poshtë keni postimin e plotë të Reshitaj:

Në janarin e ftohtë Kosova humbi demokratin, liderin paqësor, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Rugova shkoi për të mos vdekur kurrë, jeta dhe vepra e tij mbajnë emrin Liri, Pavarësi e Demokraci, për të cilat ai punoi tërë jetën.

Ai armë kishte penden, ai nuk frikësohej sepse ishte i ditur dhe ishte i bindur që Kosova do të pavarësohej.

Urtësia dhe mençuria e tij për t’i zgjidhur problemet në menyrë paqësore mbetet shembull për të gjithë lideret botërorë. Kjo ishte edhe armë e fortë për të fituar mbeshtetje nderkombëtare për Kosovën.

Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush i Riu, me rastin e vdekjes së Rugoves ka thënë: “Shtetët e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e gjithë botës”.

Ne kemi përgjegjësi që të punojmë për zhvillim të vendit tonë duke kujtuar sakrificen e tij.

Lavdi jetës dhe vepres së presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat