Lladrovci pret në takim myftiun Naim Tërnava

Kosova

Lladrovci pret në takim myftiun Naim Tërnava

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:47
Pamje nga takimi

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Drenas, Berat Bequku, me të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

I pari i Drenasit ka falënderuar myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë pasur me Komunën e Drenasit, sidomos në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike, ku falë këtij bashkëpunimi asnjë nga qytetarët e Komunës së Drenasit nuk është i involvuar në konflikte në Lindjen e Mesme.

Lladrovci është zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen me Bashkësinë Islame të Kosovës për të ruajtur qetësinë e sigurinë publike në harmoni ndërfetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat