KFOR-i dorëzon material sanitar dhe të Kampit Fushor gjerman tek FSK

Kosova

KFOR-i dorëzon material sanitar dhe të Kampit Fushor gjerman tek FSK

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:26
KFOR-i dorëzon material sanitar dhe të Kampit Fushor gjerman tek FSK

Material sanitar të vëllimshëm dhe pajisje të Kampit Fushor nga Spitali i deritanishëm Ushtarak, i vendosur në Kampin Fushor në Prizren, iu dorëzuan sot nga Kontingjenti Gjerman i KFOR-it tek FSK-ja.

Gjeneral Brigade Ralf Hoffmann, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s dhe njëkohësisht oficeri gjerman me gradën më të lartë ushtarake në Kosovë, së bashku me komandantin e Kontingjentit të 48-të Gjerman të KFOR-it, nënkolonel Hans Jürgen Elsen, i dorëzoi komandantit të FSK-së, Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama, gjithsej 1260 artikuj furnizues.

Sipas komunikatës së FSK-së, dhënia falas e këtij materiali për pajisjen e spitalit të ardhshëm të FSK-së në Prishtinë është një shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të Bundesëehr-it gjerman dhe forcave të sigurisë.

Në mesin e mysafirëve të lartë, që morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Kampin Fushor në Prizren, ishin edhe zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Shefi i Shtabit të KFOR-it, Gjeneralbrigade, Laërence R. Poëell.

“Republika Federale e Gjermanisë përkrah më këtë edhe më tutje zhvillimin e aftësive të FSK-së në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon. Dorëzimi i materialit lidhet me transformimin e angazhimit gjerman në Kosovë dhe me pjesëmarrjen e mëtutjeshme të Bundesëehr-it në misionin e KFOR-it. Për shkak të përmirësimit të gjendjes së sigurisë dhe pas harmonizimit me NATO-n, Gjermania deri në fund të 2018 zvogëlon numrin e trupave të saj në Kosovë. Hapa qenësorë në këtë drejtim ishin dorëzimi i Kampit Fushor në Kodrën e Cviljenit tek Komuna e Prizrenit në vitin e kaluar dhe mbyllja e Spitalit Ushtarak në fillim të vitit. Materiali sanitar ka një vëllim prej gjithsej 22 paletave. Ndër to gjendet edhe një konteinër industrial me pajisje për trajtime mjekësore. Këtu përfshihen katër shtretër modernë kirurgjikë për ekzaminim dhe dy llamba të çmueshme për ekzaminime mjekësore. Kësaj i shtohet edhe dorëzimi i materialit shpenzues dhe higjienik, si për shembull mjete për mbrojtje kundër insekteve dhe mjete desinfektuese apo leukoplast dhe fasho të të gjitha llojeve. Pos këtyre u dorëzuan pajisje të tjera mjekësore, si fjala bie Pulsoximeter, që përdoret në mjekësinë emergjente. Veç kësaj u dorëzuan pajisje të Kampit Fushor me një vëllim prej 75 metrash ngarkimi, që i bie rreth pesë kamionë. Në këtë mes gjenden tavolina, karrige dhe dollapë si dhe mobilje zyreje për pajisje të spitalit”, thuhet në komunikatë.

Kampi Fushor në Prizren sipas komunikatës së KFOR-it, do të mbyllet deri në fund të 2018 dhe do t`i dorëzohet Misionit të Kombëve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-ut).

“Nga 2019, ushtarët gjermanë të Bundesëehr-it, do të shërbejnë vetëm në Kampin Film City, bazën e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë. Prioritet i angazhimit të ardhshëm gjerman do të vazhdojë të jetë zhvillimi i aftësive të FSK-së. Bundesëehr-i me këtë jep edhe në të ardhmen një kontribut të domosdoshëm dhe të mirëseardhur për stabilitetin e Kosovës dhe sigurinë e popullatës së saj.Për shkak të gjendjes së përmirësuar së sigurisë në Kosovë, Republika Federale e Gjermanisë në harmoni me strategjinë e NATO-s dhe në pajtim me partnerët ndërkombëtarë të NATO-s ka vendosur që deri në fund të vitit 2018 ta zvogëlojë edhe më tutje kontributin e saj në kuadër të misionit të KFOR-it. Vendimtar për këtë është vlerësimi i gjendjes së sigurisë në Kosovë nga Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë. Shenja e parë në lidhje me zvogëlimin e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it ishte përfundimi i shfrytëzimit të Kampit Fushor në kodrën e Cviljenit. Në kodrën jugore mbi qytetin e Prizrenit, për rreth 18 vite, ka qenë të vendosur forca gjermane për zbulim. Me 26 korrik 2017 iu dorëzua hapësira e këtij Kampi komunës së Prizrenit. Që nga atëherë kjo hapësirë shfrytëzohet nga Policia e Kosovës.Një shenjë tjetër që shpie drejt zvogëlimit të Kontingjentit Gjerman të KFOR-it ishte mbyllja e Spitalit Ushtarak me 31 dhjetor 2017. Kjo detyrë do të merret përsipër nga shumë kombe në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë. Një shenjë tjetër do të jetë në verë të 2018 dorëzimi i përgjegjësisë austriako-gjermane për Forcat Rezervë Operacionale (ORF) në duar të partnerëve tjerë të NATO-s. Në kuadër të masave të përmendura për Kontingjentin Gjerman të KFOR-it viti 2018 do të karakterizohet me kthim të materialit në Gjermani. Si cak mbetet mbyllja e Kampit Fushor në Prizren deri në fund të 2018 dhe dorëzim i i tij UNMIK-ut në 2019”, thuhet në komunikatë.

Gjermania do të vazhdojë të jap kontribut për një ambient të sigurt në Kosovë permes Bundesëehr-it, edhe pas dorëzimit të Kampit Fushor në Prizren. Në këtë rast, ajo do të përqëndrohet në Prishtinë dhe në kontributin gjerman për Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, si dhe në përkrahjen e Drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s. Kontributi gjerman do t‘ i kushtojë një vëmendje të veçantë përkrahjes së zhvillimit të FSK-së.

Shifrat për material

Vlera e përgjithshme e materialit: rreth 140.000 Euro

Shifra e përgjithshme e artikujve: 1260

Gjithsej paleta me material: 22

Pesha për paletë: rreth 250kg

1 konteinër industrial: Shtretër për ekzaminim, llamba për ekzaminim, etj.

Mobilje: rreth 75 metra ngarkimi = rreth pesë kamionë

Sfond informatash rreth zvogëlimit të Kontingjentit Gjerman të KFOR-it.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat