Policia u shqipton 708 tiketa kundërvajtësve në trafik - Bota Sot
Policia u shqipton 708 tiketa kundërvajtësve në trafik

Kosova

E mërkurë, 23 maj 2018

Policia u shqipton 708 tiketa kundërvajtësve në trafik

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 16:26
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit ka shqiptuar 708 tiketa për kundërvajtësit në trafik.

Sipas raportit të përditshëm policor, në gjithë vendin gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndodhur 45 aksidente në trafik. Prej tyre asnjëri nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 11 janë me të lënduar dhe 34 pa të lënduar.

Po ashtu, Policia njofton se nga 10 arrestime sa kanë ndodhur në 24 orët e fundit, 8 kanë përfunduar në mbajtje ndërsa dy në procedurë të rregullt.

“4 persona janë arrestuar në Prishtinë, një duke qenë i kërkuar nga Gjykata, një për dhunë familjare pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij, një tjetër për një tentim vrasje të ndodhur në nëntor të 2017, dhe i fundit për ikje nga shkaktimi i aksidentit, 3 të tjerë janë ndaluar në Pejë njëri për lëndim të lehtë trupor dhe dy të tjerët për vjedhje të rëndë,  dhe i fundit është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjtit nën ndikimin e alkoolit ka shkatërruar orenditë në shtëpinë e prindërve”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test