Presidenti lyp një objekt të ri për institucionet me arsyetimin që të përfaqësohet Kosova më mirë

Kosova

Presidenti lyp një objekt të ri për institucionet me arsyetimin që të përfaqësohet Kosova më mirë

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 11:46
Objekti i Qeverisë

Presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij para kabinetit qeveritar në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, ka propozuar tri pika, për ndërtimin e tri objekteve: një rezidencë të re të institucioneve, një muze të cilin ai propozon të quhet ‘Muzeu i Pavarësisë’ dhe një obelisk të lirisë në Prishtinë.

“Së pari, shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e një kompleksi rezidencial të institucioneve shtetërore si domosdoshmëri e kohës dhe prezentimit real të Republikës së Kosovës.Së dyti, vuajtjet tona shekullore janë të ngulitura te secilit nga ne. Kujtesës tonë historike i duhet një muze, që propozoj të quhet Muzeu i Pavarësisë, ku do të ruhen dhe ekspozohen arte faktet që pasqyrojnë vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi. Dhe së treti, kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina ka nevojë për ndërtimi e një Obelistku të lirisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat