Haradinaj: Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzojnë benefitet e ligjit për Obiliqin

Kosova

Haradinaj: Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzojnë benefitet e ligjit për Obiliqin

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj dhe Xhafer Gashi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

Siç ka njoftuar kryeministri në Facebook, me Gashin kanë diskutuar për dinamizimin e zbatimit të Ligjit për Obiliqin, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe se i ka premtuar  përshpejtimin e veprimeve, të cilat janë në përgjegjësinë e Qeverisë dhe të ministrive përkatëse.

“Qytetarët e Obiliqit shumë shpejt do t'i gëzojnë benefitet që sjell ky ligj”, ka shkruar Haradinaj,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat