Policia organizon fushatë për dhurim të gjakut

Kosova

Policia organizon fushatë për dhurim të gjakut

Nga: B.S Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

Nga ora 11:00 deri në 15:00, pjesëtarët e policisë së Kosovës në kampin Vrella do të organizojnë fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Njësive Speciale në koordinim  me Drejtorinë  e Shërbimeve Shëndetësorë DPP Prishtinë  dhe në bashkëpunim me  Qendrën për Transfuzionin e Gjakut në QKUK,  ka planifikuar që sot me datë 07.02.2018 nga ora 11:00 deri ne ora 15:00 në bazën e njësive speciale në kampin VRELLA të  organizojë fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut”, thuhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat