Rikthehet të ftohtit, bëhuni gati për borë - Bota Sot
Rikthehet të ftohtit, bëhuni gati për borë

Kosova

E diel, 20 maj 2018

Rikthehet të ftohtit, bëhuni gati për borë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 08:58
Ilustrim

Ditëve në vijim kohë pas kohe me shi, në fundjavë borë.

8.02 – Mot kryesisht me vranësira, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

9.02 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

10.02-11.02 – Mot i ftohtë dhe i vranët. Të shtunën paradite fillojnë të reshura shiu, që gjatë ditës do të shndërrohen në reshje të qëndrueshme bore. Reshjet e borës kohëpaskohe vazhdojnë edhe ditën e diel.

Moti dinamik gjatë ditëve të ardhshme me erëra, pritet të sjell përmirësim në vlerat ditore të AQI që do të luhaten në mes vlerave të mira dhe mesatare, ndërsa të premten vlerat maksimale kanë tendencë të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbesin mbi vlera mesatare, e në fundjavë do të zbresin rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 2C, e ato maksimale nga 8C deri në 9C, e në fundjavë do të zbresin në 2C deri 4C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga juglindja-jugperëndimi 7-10m/s, me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test