Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mbështetur nga GIZ-i ka bërë certifikimin e 164 punëkërkuesve të rinj që kanë ndjekur Trajnimin e Ndërmarrësisë në kuadër Certifikimit të Programeve të Vetëpunësimit.
Ministri , Skender Reçica, ka bërë shpërndarjen e certifikatave për përfituesit e këtij trajnimi. Ai tha se më këtë projekt do të krijohen 50 ndërmarrje e do të përfitojnë mbi 300 familje në vend.