Hasani: Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim masa edhe ndaj industrisë së drurit - Bota Sot
Hasani: Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim masa edhe ndaj industrisë së drurit

Kosova

E diel, 25 shkurt 2018

Hasani: Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim masa edhe ndaj industrisë së drurit

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:55
Bajram Hasani

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka deklaruar se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë prodhuesit dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pabarabartë, ata si ministri do të ndërmarrim masa.

Bajrami i bëri këto komente gjatë vizitës në fabrikën e mobileve “Delfina” në Kijevë të Malishevës, ku theksoi se për çdo ditë janë në përkrahje të prodhuesve dhe për këtë janë në mesin e fabrikës Delfina.

Ai shtoi se janë të gatshëm që t’i ndihmojnë prodhuesit, dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pa barabartë, MTI do të ndërmarrë masa si kur në industritë e tjera.

Hasani: Nëse është e nevojshme do të ndërmarrim masa edhe ndaj industrisë së drurit

“Ne sot shfrytëzuam rastin ta vizitojmë firmën “Delfina”,  dhe çdo dit jemi përkrah tyre. Sot kjo po dëshmon se në bashkëbisedim me pronarin pamë shqetësimet e tyre të cilat pas aplikimit të Pakos Fiskale për gjysmë produktet, të cilat i përdor kjo fabrikë. Ende nuk janë hyrë në kodin doganor(këto lehtësira) për këtë ne kërkojmë nga Dogana dhe Ministria e Financave që sa më parë ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për të cilën kemi liruar të gjithë prodhuesit nga lënda e parë e gjysmë produkteve. Andaj, jemi të gatshëm çdo herë  që të ndihmojmë aty ku kemi mundësi. Ne në disa industri kemi nisur hetimet, dhe në rast se edhe industria e drurit ka nevojë për mbështetje të tillë, për konkurrencë jo të barabartë nga shtetet tjera që importohen, jemi të gatshëm që si Ministri e Tregtisë të ndërmarrim masa që t’i mbrojmë prodhuesit vendor”, ka thënë ministri Hasani.

Ndërsa, Fadil Mazreku, pronar i kompanie ‘Delfina’, shprehi falënderimet e tij për ministrin Hasani që ka vizituar këtë fabrikë dhe dëgjoi brengat e tyre si biznes.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test