Rexhep Selimi refuzon dekoratën e Presidencës

Kosova

Rexhep Selimi refuzon dekoratën e Presidencës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:03
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka kundërshtuar dekoratën që presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ia ka ndarë atij me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai thotë se refuzon të pranojë këtë dekoratë. “Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

NA PASKA DEKORUAR “PRESIDENTI”!

Pashë në media një liste të gjatë të të dekoruarve dalë nga zyra e Presidentit të Kosovës me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë. Aty pashë edhe emrin tim.

Por, unë REFUZOJ të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi.

Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së.

Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat