Reagon LDK në Kamenicë ndaj prezantimit të nënkryetarit Stamenkoviç

Kosova

Reagon LDK në Kamenicë ndaj prezantimit të nënkryetarit Stamenkoviç

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 21:51
Kamenica

Lidhja demokratike dega në Kamenicë në redaksinë tonë ka dërguar këtë Komunikatë për medie, të cilin mund ta lexoni të plotë dhe të pa edituar:

Komunikatë për medie

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, reagon ndaj prezantimit të nënkryetarit nga komuniteti serb Bojan Stamenkoic për të cilin ende nuk është aprovuar emërimi i tij nga kuvendi komunal.

Me këtë prezantim publik të tij po dëshmohet zbatimi i marrëveshjes së fsheht parazgjedhore në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listes serbe.
Gjithashtu, nga emërimet e drejtorëve komunal vërehet se shumica prej tyre janë të emëruar në dikastere jo përkatëse, pa përvoj pune dhe për më keq drejtor të emëruar nga komuna tjera.

LDK-ja zotohet para qytetarëve se do të luaj rolin e saj si opozitë konstruktive dhe gjithmonë në interes të qytetarëve të komunës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat