Reshitaj, kryetarëve serb: Ofroni qytetarëve mundësi të jetojnë të lirë e të integruar në shoqëri

Kosova

Reshitaj, kryetarëve serb: Ofroni qytetarëve mundësi të jetojnë të lirë e të integruar në shoqëri

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 12:50
Reshitaj po merr pjesë në konferencën me Kryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj po merr pjesë në konferencën me Kryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me  mbështetjen e  misionit të OSBE-së në Kosovë. 

Gjatë kësaj konference ministrja Reshitaj iu drejtua me një fjalë rasti kryetarëve të Komunave në lidhje me shumë çështje të mjedisit dhe planifikimit hapësinor për të cilat komunat duhët të angazhohen më shumë.

“Kosova ka ligje dhe akte nënligjore konformë direktivave të Bashkimit Evropian, por zbatueshmeria e tyre nuk është në nivelin e duhur, kemi investuar në shumë projekte kapitale të cilat nuk janë menaxhuar si duhet nga institucionet përgjegjëse, andaj kërkojë nga ju që bashkërisht t’i shtyejmë proceset përpara” u shpreh Reshitaj.

Ministrja Reshitaj iu drejtua me porosi të qarta edhe kryetarëve të komunave me shumicë serbe, pjesëmarrës në këtë takim.

Ajo tha se mjedisi, natyra është e përbashkët dhe e tillë duhet të trajtohet, andaj kërkojë që vullnetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë t’i bashkohen iniciativave tona për pastrimin dhe gjelberimin e shtetit tonë.

“Më vjen keq për ata fëmijë që tani janë bërë burra e gra, që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë jetë të izoluar, me dhjetëra gjenerata që nuk kanë çfarë të kujtojnë nga fëmijëria e tyre pos urrejtjes, izolimit, mos qasjes në liri e integrim shoqëror.

Ju lus që të ndalojmë së mbjelluri urrejtje tek femijët tonë, ne jemi ata që më së miri i dijmë pasojat sepse i kemi bartur vetë mbi supet tona.

Jemi ne ata që mund dhe duhët të fillojmë kthesen e proceseve në drejtim të duhur, andaj ju ftojë të gjithëve që bashkë të punojmë për ndertimin, zhvillimin dhe integrimin e shtetit tonë në mekanizmat nderkombëtar” përfundoi ministrja Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat