Ja kush ju bashkua sot Vetëvendosjes në Drenas

Kosova

Ja kush ju bashkua sot Vetëvendosjes në Drenas

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 13:08
Afrim Berisha dhe Egzona Tërdevci nga sot janë anëtarësuar në VV-në e Drenasit

Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas i janë bashkuar dy aktivistë të “Vizionit për Drenasin”.

Afrim Berisha dhe Egzona Tërdevci nga sot janë anëtarësuar në VV-në e Drenasit.

Të njëjtët madje kanë postuar edhe një fotografi bashkë me asamblistin e VV-së, Sokol Bylykbashin.

Berisha dhe Tërdevci gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Drenas ishin tejet aktiv, mirëpo nuk morën votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në KK.

Bylykbashi ka konfirmuar aderimin e dy të rinjve duke thënë se së shpejti do të ketë edhe aderime të tjera në VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat