Përkundër reshjeve të vazhdueshme, rrugët janë të hapura në Malishevë

Kosova

Përkundër reshjeve të vazhdueshme, rrugët janë të hapura në Malishevë

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 18:39
Hajdin Berisha

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të kalueshme. Këtu përfshihen edhe rrugët në fshatrat e thella malore, si Berisha, Fshati i Ri, Llapçeva, Seniku, Lladrovci e Guncati. Pastrimin e borës nga këto fshatra e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve.

Nënkryetari Berisha, gjatë vizitës në këto fshatra të thella malore, është takuar edhe me banorët të cilët, gjithashtu janë shprehur të kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve gjatë këtij dimri, përkatësisht kur ka pasur reshje të borës.

Nënkryetari Berisha, ka thënë se “është ndarë i kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve, sidomos gjatë ditës së sotme, ku përveç reshjeve të borës, edhe temperaturat kanë qenë të ulëta, por rrugët në vazhdimësi, nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, janë pastruar dhe kanë qenë të kalueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat