Dardan Gashi bisedon me deputetin e VV-së në sallën e Kuvendit

Kosova

Dardan Gashi bisedon me deputetin e VV-së në sallën e Kuvendit

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:07
Kuvendi i Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin do të fillojë së shpejti.

Deri tani në sallën e Kuvendit janë mbledhur vetëm disa deputetë.

Në ulëset e VV-së janë parë vetëm deputetët Adem Mikullovci dhe Salih Salihu.

Te deputeti Salihu ka shkuar ministri i Diasporës Dardan Gashi me të cilin kanë zhvilluar një bashkëbisedim.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, mirëpo dihet se në këto ditë koalicioni qeverisës ka shumë nevojë për votat e VV-së për të kaluar demarkacioni, meqenëse votat e Listës Serbe nuk janë të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat