1 milion e 663 mijë euro për projekte në Rahovec

Kosova

1 milion e 663 mijë euro për projekte në Rahovec

Më: 2 mars 2018 Në ora: 15:55
Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me të cilin kanë nënshkruar memorandumet e mirëkuptimit me vlerë 1 milion e 663 mijë euro, që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

 “Ne morëm mbështetje, për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve në Komunën tonë. Kemi katër projekte, të reja dhe po ashtu kemi marrë mbështetje edhe për disa projekte ekzistuese të cilat kapin vlerën gjithsejtë 1 milion e 663 mijë e  euro për këtë vit”, ka thënë kryetari Smajl Latifi.  

Ndërsa ministri Lekaj tha se Ministria e Infrastrukturës do të mbështet shumë projekte lokale, që kanë një domethënie për qytetarët.

“Ne, si në çdo komunë tjetër u zotuam që do të jemi mbështetës të projekteve ekzistuese të cilat janë në procedurë por edhe të projekteve tjera. Ministria Infrastrukturës, bashkë me tërë stafin do të mbështetës fuqishëm kërkesat tuaja si kryetar dhe pas një viti ndryshe do të duket Rahoveci”, ka thënë Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat