Vërtetohet se disa nga Qendrat e Masazheve në Kosovë shërbejnë si shtëpi publike! - Bota Sot
Vërtetohet se disa nga Qendrat e Masazheve në Kosovë shërbejnë si shtëpi publike!

Kosova

E diel, 23 shtator 2018

Vërtetohet se disa nga Qendrat e Masazheve në Kosovë shërbejnë si shtëpi publike!

Më: 2 mars 2018 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore ndër objektivat kryesore të saj ka edhe parandalimin dhe hetimin e veprave penale të: Trafikimit me Njerëz, Mundësim në prostitucion, Ofrim të Lokaleve për Prostitucion si dhe veprave tjera kriminale që ndërlidhen me to.

Në funksion të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive ilegale gjatë muajit shkurt 2018, Policia e Kosovës me njësitet relevante të saj dhe me asistencë dhe bashkëpunim edhe të akterëve tjerë institucional si:  Inspektorët e ATK-së,  MTI-së, Inspektorët e Punës dhe  Inspektorët Komunal,  ka  hartuar  dhe  implementuar  planin e veçantë operativ  “Massage”, i  realizuar  në  tri (3) rajone Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Plani operativ kishte për qëllim luftimin e informoalitetit dhe identifikimin e viktimave të  mundshme të trafikimit dhe gjatë realizimit të tij janë inspektuar 63 Lokale/sallone Masazhi dhe kanë rezultuar të gjeturat si në vijim:

Disa nga këto lokale/masazhe  nuk kanë qenë fare të regjistruara në ATK si biznese, NUK kanë poseduar asnjë dokumentacion,

Shumica nga to (lokalet) nuk kanë poseduar arka fiskale,

Nuk kanë pasur pëlqime nga komuna për ushtrim të veprimtarisë ekonomike,

Nuk i kishin të deklaruara punëtoret,

Pa kontrata pune për punëtoret që i kishin punësuar,

Punonjëset në shumicën e lokaleve kanë qenë pa kualifikim,

Nuk e kanë  të deklaruar qarkullimin ditor-mujor,

Nuk posedonin pëlqim sanitar,

Mungonin libreza sanitare,

Janë hasur të punësuara femra të mitura nën moshën 18 vjeçare  etj.

Pas procedurave të nevojshëm në koordinim me kompetentët janë ndërmarr veprimet si në vijim:

Për shkak te parregullsive tridhjetë e tetë (38) lokale që ushtronin veprimtari për masazhe janë mbyllur përkohësisht  nga Inspektorët e Inspektoratit  përkatës,

Nga inspektoret e ATK-së, të MTI-së, të Punës dhe Inspektorët Komunal janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e hasura.

Janë legjitimuar të gjithë punëtoret e hasur në këto qendra të masazheve  dhe të gjithëve ju është ofruar mundësia të deklarohen nëse janë në ndonjë formë Viktima të Trafikimit.

Janë hasur duke punuar dhe qëndruar në RKS,  pa leje Qëndrim dhe leje pune pesë ( 5) femra,  shtetase të Shqipërisë ( të  gjitha janë dorëzuar  Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj).

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar  për bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse që kanë përgjegjësi për mbikëqyrjen e veprimtarisë së këtyre bizneseve të cilat kohëve të fundit janë gjithnjë e në rritje, gjithashtu zotohemi në trajtimin sa më profesional të të gjitha atyre rasteve ku dyshohet se kryhen veprimtari që bien ndesh me ligjet pozitive të Republikës së Kosovës, thuhet në fund të njoftimit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test