Pasi gjykata vendosi ta lirojë Naser Pajazitin, nga akuzat për vrasje të Donjeta Pajazitit, i dhimbshëm ka qenë reagimi i nënës së vajzës së ndjerë.
Ajo e ka shprehur mllefin për vendimin e Gjykatës. Thotë se nuk ka shtet në këtë vend.
“S'ka shtet as s'ka kurgjo ktu hiç, korruptim është krejt kjo, mallkue ju koftë u zot, qysh çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe mas mromi kurgjo, po qysh shkon more kështu, a jeni në veti”, fliste nën lot nëna e Donjetës.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës, nuk është arritur të dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e Donjetës, e cila ka qenë edhe kushërirë e tij.
Gjykata liron Naser Pajazitin, të akuzuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit
Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur te dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e të rejës, që ka qenë edhe kusherirë e tij.
Gjykata në të njëjtin aktgjykim e ka dënuar Naser Pajazitin vetëm për dy vepra penale te armbajtjes pa leje të dy lloje të armëve. Ai për këtë është dëmuar me dënim unik 2 vite e katër muaj.
Policia ka arrestuar vëllanë e Donjeta Pajazitit, pasi me të përfunduar seanca ku u shpall dënimi lirues për të akuzuarin Naser Pajazit, ka përplasur derën e gjykatorës në shenjë revolte.