Vëzhguesit akuzojnë Bashotën se nuk i ka paguar për zgjedhje - Bota Sot
Vëzhguesit akuzojnë Bashotën se nuk i ka paguar për zgjedhje

Kosova

E diel, 23 shtator 2018

Vëzhguesit akuzojnë Bashotën se nuk i ka paguar për zgjedhje

Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:16
Ilustrim

Ka disa muaj që zgjedhjet lokale kanë përfunduar, por ende ka vëzhgues partiakë që nuk janë paguar.

Raste të shumta, të cilëve nuk iu janë paguar shërbimet e kryera gjatë zgjedhjeve janë vëzhguesit në Klinë.

Mes ish kryetarit të kësaj komune, Sokol Bashota dhe këtyre vëzhguesve ka pasur marrëveshje për pagesë, por ato pagesa nuk po ekzekutohen ende.

Për këtë rast, është kontaktuar njërin prej vëzhguesve të zgjedhjeve lokale, G. Berisha, i cili ka thënë se kanë pas marrëveshje me ish kryetarin, por asnjëri nga vëzhguesit nuk janë paguar.

“Kemi pas marrëveshje me ish kryetarin Bashota që me na pagu neve vëzhguesve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Mesa e kam kuptu ende asnjë vëzhgues i partisë nuk është paguar”, tha Berisha.

Ai tutje tha se ende nuk e din pse nuk po kryhen këto pagesa dhe kur do të kryhen.

“Po presim ende nuk e di kur do të kryhen këto obligime”, përfundoi Berisha.

Kujtojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale u mbajt me 19 nëntor, ndërkaq në këtë komunë Bashota humbi nga kundërkandidati i tij nga radhët e AAK-së, Zenun Elezaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test