Drenasi në terr që 13 orë, KEDS-i jep shpresë - Bota Sot
Drenasi në terr që 13 orë, KEDS-i jep shpresë

Kosova

E enjte, 21 qershor 2018

Drenasi në terr që 13 orë, KEDS-i jep shpresë

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:00
Ilustrim

Disa pjesë të Komunës së Drenasit kanë mbetur pa rrymë që 13 orë. Krejt kjo për shkak prishjes së linjave në rrjetin e Tensionit të Mesem e cila ka marr kohë të gjatë për tu rregulluar.

Kështu ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala ka thënë se prishja pritet të rregullohet brenda një ore.

“Ka ndodhur nje prishje ne linjat e rrjetin e Tensionit te Mesem. Ekipet e KEDS kane punuar ne vazhdimesi qe nga ora 2 pas mesnates. Por, per shkak te gjatesise se linjave dhe terrenit te papershtatshem sanimi i prishjes ka marre kohe. Pritet qe prishja te sanohet bremda 1 ore. KEDS falenderon konsumatoret per mirekuptim” ka thënë ai për Indeksonline.

Vasileva, Dorborshevci, Pokleku, Gllanasella etj janë disa prej vendeve të cilat që 13 orë kanë qendruar pa energji eletrike.

Banorët janë shprehur të irrituar me këtë gjendje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test