Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë një ndryshim në kabinetin e tij.
Ilir Shala më nuk do të jetë drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë.
Burimet e Indeksonline brenda komunës kanë thënë se kryetari Lladrovci nga sot e ka emëruar ushtrues detyre në këtë dikaster Lumturije Kiqinën, e cila deri tani ka qenë shefe e sektorit të Shëndetësisë në këtë komunë.
Ndryshe Lumturije Kiqina është motra e Zeqir Kiqinës, anëtar i këshillit drejtues të AAK, njëherësh edhe koordinator i AAK-së për Drenas. Por sipas burimeve, për Lladrovcin kjo nuk ka rëndësi andaj ja ka besuar detyrën Lumturije Kiqinës .
Ndërsa Ilir Shala i cili deri tani e ka drejtuar këtë dikaster është kthyer doktor aty ku ka qenë i sistemuar më herët.
Ditë më parë Lladrovci ka emëruar drejtor të financave Labinot Grudën.