Reçica: Dhuna ndaj grave e papranueshme - Bota Sot
Reçica: Dhuna ndaj grave e papranueshme

Kosova

E enjte, 20 shtator 2018

Reçica: Dhuna ndaj grave e papranueshme

Më: 8 mars 2018 Në ora: 12:19
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, tha se dhuna në familje është e papranueshme.

Ai tha se politika për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas dhe rishikimi i politikave aktuale për punësimin e tyre janë objektivat e tij dhe dikasterit që ai drejton.

Reçica: Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave janë të patolerueshme

“Gratë janë vendimmarrëse të dëshmuara dhe meritojnë të jenë pjesë e hallkave me të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë. Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave janë sjellje jo normale dhe të pa tolerueshme. Ato renditen ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të jetëve njerëzore dhe klasifikohen si cenim i integritetit fizik, moral, psikologji, social dhe ekonomik. Dhuna në familje dhe grave diskutohet si problem mbarë botëror dhe kërkohet një sërë veprimesh për adresimin e tyre. Për këtë arsye shtetet dhe shoqëritë e sotme inkurajohen vazhdimisht të marrin masa të nevojshme për njohjen, trajtimin me efikasitet të gjitha rasteve që raportojnë incidente të dhunës në familje, duke iu ofruar siguri të menjëhershme, mbrojtje, shërbime të standardizuara dhe cilësore për shpëtimin e tyre, rehabilitimin e tyre që pësojnë dhunë në familje”, tha Reçica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test