“Dridhet” Serbia, trupat amerikane së shpejti arrijnë në Kosovë - Bota Sot
“Dridhet” Serbia, trupat amerikane së shpejti arrijnë në Kosovë

Kosova

E mërkurë, 19 shtator 2018

“Dridhet” Serbia, trupat amerikane së shpejti arrijnë në Kosovë

Më: 9 mars 2018 Në ora: 00:43
ilustrim

Ata do t’i bashkohen trupave paqeruajtëse të Forcës në Kosovë (KFOR) të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), e cila është përgjegjëse për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë, njofton DVIDS.

I njohur si KFOR-24, ky do të jetë ekipi i 24’t i ushtarëve amerikanë që dislokohen në Kosovë, pas përfundimit të trajnimit në Hohenfels të Bavarisë.

Ushtarët po stërviten për ndërveprim me subjekte qeveritare dhe joqeveritare, duke mësuar për operacionet e përditshme brenda Kosovës, dhe për t’u përballur me trazira të mundshme civile.

Llejtënant-kolonel Steve Gventer, trajnues i ushtarëve, po angazhohet që forcat t’i nënshtrohen trajnimit më realist të mundshëm për kontrollimin e trazirave.

“Trajnimi për KFOR’in është shumë i rëndësishëm për njësitet, teksa ato po përgatiten për misionin në Kosovë”, ka treguar Gventer.

“Ai i mundëson atyre t’i njohin kufijtë, dhe i mëson si t’i ndërmarrin masat e sigurisë bashkë me njësitet e tjera të NATO’s që ndodhen atje”, ka theksuar ai.

E, rreshteri Paul Zadzura, ka thënë se “trajnimi për KFOR’in i teston ushtarët fizikisht, mendërisht dhe taktikisht”.

“Ata i ekspozohen niveleve të ndryshme të përshkallëzimit – nga protestat paqësore, dhe barrikadat e mundshme me vetura në rrugë, që pengojnë transportin publik, deri te forcat armiqësore, që sulmojnë drejtpërdrejt forcat lokale policore dhe trazojnë paqen që ne përpiqemi ta ruajmë në atë rajon”, është shprehur ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test