Kajtazi: Kjo Qeveri e ka zanat korrupsionit, prandaj u rikthye si kriter për viza

Kosova

Kajtazi: Kjo Qeveri e ka zanat korrupsionit, prandaj u rikthye si kriter për viza

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:33
Forumi i Gruas së LDK-së

Forumi i Gruas së LDK-së, ka shënuar 28 vjetorin e themelimit. U vlerësua lartë kontributi i grave të kësaj partie në luftën e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit të saj.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirije Kajtazi, përmendi punën që ka bërë LDK-ja dhe gruaja e LDK-së, për qeverisje të mirë dhe ndërtimin e shtetit.

Ajo tha se ato vazhdojnë të punojnë me një program properëndimor. Derisa, akuzoi Qeverinë aktuale se e ka kthyer kushtin që BE-ja ia ka vënë Kosovës për luftën kundër korrupsionit, pasi ajo e ka zanat këtë punë.

Kajtazi: Kjo Qeveri e ka zanat korrupsionit, prandaj u rikthye si kriter për viza

“Frika është evidente të çdo qytetar, ju për dit po e shihni edhe një kriter që ishte hequr apo ishte plotësuar për t’u anëtarësuar në BE, kriteri për luftë kundër korrupsioni, iu rikthye kësaj qeverie duke e parë se e kanë zanat këtë punë. Për fat të keq rezervat shtetërore që një ekonomist i mirë, një shtëpiak i mirë që është edhe traditë familjare e çdo familje në Kosovë që ta mbajë një rezervë që ta ruaj dinjitetin edhe në familje edhe në shtet, atë rezervë të financave po e shpenzon kjo Qeveri, në mënyrë jo të drejt duke bërë ndarje jo të drejtë. Kjo Qeveri është shndërruar në një arkë e cila vetëm bënë pagesa pa ndonjë kriter të matshëm”, tha Kajtazi.

Për kontributin e Forumit të Gruas së LDK-së, foli ish kryetarja e këtij forumi, Melihate Tërmkolli, e cila tha se pas masakrës së Jasharëve, forumi i LDK-së, por edhe gjitha forumet tjera organizuan protestën me të madhe, ku 50 mijë gra u nisën për në Drenicë.

Tërmkolli: Gratë s’u dorëzuan kurrë

“Ju kujtohet me 8 mars 1998 forumi i gruas me gjithë ato shoqata e bënë protestën e parë masive para zyrës amerikane me fletë të bardh. Gratë s’u dorëzuan kurrë, gratë qëndruan shumë fuqishëm, kur ne nuk donim dhunë, nuk donim luftë, por lufta na u imponua, atëherë u pa edhe  rezultati. Për të vazhduar me marshin historik të grave me protestën më masive dhe domethënëse e cila u bë  një nga protestat që sensibilizoi jo vetëm opinionit por edhe qarqet politike ndërkombëtare kur gratë me bukë në dorë ia mësynë Drenicës. 50 mijë gra që nga Prishtina e deri në Fushë Kosovë ishte vargu aty ku Policia i ndali dhe e ndërprenë në fakt se nuk munden ta ndalin, por e ndërprenë marshimin. Sepse Drenica ishte e rrethuar me krejt ato forca policore dhe natyrisht nëse nuk arritëm të shkojmë deri në Drenicë arritëm t’i tregojmë botës së një popull këtu po shfaroset”, theksoi Tërmkolli.

Tërmkolli akuzoi disa komandantë se ua kanë eklipsu qiellin duke thënë se ata e kanë çliruar Kosovën. Por sipas saj, Kosovën e çliruan qytetarët dhe gratë e Kosovës, bashkë me ata që ranë për liri. Derisa, këta komandantë, ajo i quajti prifiterë.

Tërmkolli: Disa komandantë na kanë eklipsu qiellin

“Na e kanë eklipsu qiellin tre apo katër komandantë kot se koti. Që dhjetë vite ne nuk dëgjojmë asgjë tjetër vetëm duke thënë ne e kemi çliruar Kosovën, jo more, Kosovën e çliroi populli i Kosovës, e çliruan qytetarët e Kosovës, e çliruan gratë e Kosovës me Forumin e Grave të LDK-së. Natyrisht ne jemi mirënjohës për krejt ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës, për krejt ata që në emrin e UÇK-së kanë bërë krejt ato, por ata besoni nuk janë këtu, ata janë në dhe, ata që kanë luftuar përnjëmend. Këta janë veç do profiterë, që po përpiqen edhe sot ta rrënojnë shtetin. Është detyrë e LDK-së, se nuk ka forca tjera politike, përveç LDK-së ta ndalë këtë të keqe”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se është momenti i fundit që LDK ta ndalë këtë të keqe. Tërmkolli bëri thirrje që të fuqizohet gruaja edhe brenda organeve të LDK-së, sepse meritojnë pozitë shumë me të favorshme edhe brenda LDK-së, edhe në institucione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat