Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka përkujtuar 37-vjetorin e demonstratave studentore të vitit 191, duke thënë se studentët gjithmonë u kanë prirë proceseve më të rëndësishme për Kosovën.
Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se sot me krenari kujtohen demonstratat studentore të vitit 1981, ku studentët e Universitetit të Prishtinës bënë kthesën e madhe për të filluar një epokë e re.
“Ata vunë gurthemelin e shtetit duke i hapur rrugë, fillimisht, luftës kundër shtypjes dhe padrejtësive. Lavdi studentëve dhe të gjithë atyre që ranë në këto demonstrata duke kërkuar liri dhe Republikë!”, shkruan Bytyqi.