Të pandehurës S.T. i refuzohet ankesa

Kosova

Të pandehurës S.T. i refuzohet ankesa

Më: 12 mars 2018 Në ora: 16:02
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuara ankesën e mbrojtësit të pandehurës S.T., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 26 janar.

Me anë të këtij te fundit, gjykata e shkallës së parë, i ka refuzuar si të pa bazuara kërkesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të pandehurve S.T., F.T. dhe G.Sh.

Kjo e para, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor”, si dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”.

Mbi të akuzuarin F.T., sipas aktit akuzues të prokurorisë, rendojnë këto  vepra penale të parapara më anë të KPRK-së :  “Mashtrim” nga neni 335, “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431, “Falsifikim i dokumenteve ”, nga neni 389, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 , dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399.

Ndërsa G.Sh, akuzohet vetëm për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 422 i KPRK-së.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejtë, kur e ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, dhe se  më shqyrtimin e shkresave të lëndës dhe gjendjes faktike, drejt ka gjetur, dhe në mënyrë të plotë, ka arsyetuar  se akti i prokurorisë, është mbështetur në prova dhe në ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat