Kthehet në rigjykim rasti i të akuzuarve Z.B. dhe A.B.

Kosova

Kthehet në rigjykim rasti i të akuzuarve Z.B. dhe A.B.

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:38
Z.B. ishte dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa, i akuzuari tjetër A.B., për veprën penale të mashtrimit, ishte dënuar me 1 vjet burgim me kusht.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka kthyer në rigjykim rastin e të akuzuarve Z.B. dhe A.B., të cilët ishin shpallur fajtorë para disa muajve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Z.B. ishte dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa, i akuzuari tjetër A.B., për veprën penale të mashtrimit, ishte dënuar me 1 vjet burgim me kusht.

Gjykata e Apelit gjen se aktgjykimi i shkallës së parë, është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384  i Kodit të Procedurës Penale, se dispozitivi i aktgjykimit është kundërthënës me arsyetimin e aktgjykimit dhe me përmbajtjen e shkresave të lëndës, ngase nuk janë paraqitur arsyet mbi faktet vendimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat