Kryeparlamentari Kadri Veseli ka takuar sot disa të rinj, djem të dëshmorëve të Kosovës.
Veseli, përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook tha se përderisa prindërit e këtyre të rinjve luftuan dhe dhanë jetën për liri, tani të rinjtë po kontribojnë për atë që Veseli e quan “Kosova e re”.
“Prindërit e tyre luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sot, këta të rinj, djem të dëshmorëve, po japin kontributin për Kosovën e re. Bashkë diskutuam për shumë procese në vend, në veçanti për krijimin e mundësive më të mëdha për fëmijët e dëshmorëve”, shkroi kreu i PDK-së.