Një sasi mishi e importuar në Kosovë nga Belgjika, u bë shkas për ringritjen e shqetësimeve për cilësinë e ushqimeve të importuara.
Organizatat që merren me mbrojtjen e konsumatorëve shprehen të pakënaqura me shkallën e zbatimit të ligjeve në këtë fushë ndërsa qytetarët thonë se ndjehen të pasigurt për ushqimet e importuara që sipas tyre nuk i nënshtrohen kontrollit të duhur.