Vasolli: Me Demarkacionin është treguar që s’ka pasur as humbës as fitues

Kosova

Vasolli: Me Demarkacionin është treguar që s’ka pasur as humbës as fitues

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:49
Besnik Vasolli

Ish-koordinatori teknik për liberalizim të vizave, Besnik Vasolli, ka theksuar se pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është parë që nuk ka pasur as “humbës” dhe as “fitues”.

“Ideja që dikush ka tentuar të marrë merita për Demarkacionin ka qenë e gabuar pasi ky proces ka qenë  vetëm për të mirën e qytetarëve”.

“Çështja e liberalizimit të vizave ka qenë e ndarë nga proceset e tjera politike dhe jam i bindur që do të mbetet e tillë”.

Vasolli në emisionin Zona e Debatit ka thënë qeveria në zgjedhjet e ardhshme do të analizojë më shumë se çfarë do të ofrojnë më tutje.

“Ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm do t’i mbetet qeverisë që të menaxhojë edhe rastet e Gjykatës Speciale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat