Komuna e Deçanit ka filluar dje me aktivitete për 20 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Bora që ka rënë ka anuluar disa nga aktivitetet për nder të kësaj Epopeje e cila përfundon nesër.
Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin jo vetëm të veturave por edhe të këmbësorëve.
Disa nga ta patën telashe kur shkuan të bëjnë homazhe tek shtatoret e dëshmorëve Luan Haradinaj dhe Sali Çekaj.
Madje njëri nga ta rrëzohet pasi rrëshqet në borë.