Këto janë temperaturat për sot

Kosova

Këto janë temperaturat për sot

Më: 24 mars 2018 Në ora: 07:18
Ilustrim

Nga java e ardhshme temperaturat do të shënojnë ngritje

Sot është dita e parë e fundjavës e meteorologët thonë se para nesh do të gjendet një ditë me mot të vranët. Në orët e mëngjesit mund të ketë edhe reshje sporadike bore.

Temperaturat, krahasuar me ditë më parë, do të shënojnë ngritje ato do të lëvizin në mes minus 3 e 3 gradë Celsius. Nesër pritet që dita të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat në orët e pasdites mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat edhe më tej do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 1 e 6 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, pjesa e parë e javë së ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Herë pas here mund të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 1 e 3 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore mund të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat