Dhjetë fjalë të Frankofonisë

Kosova

Dhjetë fjalë të Frankofonisë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 08:21
Ilustrim

Në kuadër të edicionit të 18-të të Frankofonisë në Kosovë, dhe garës më thoni dhjetë fjalë të Ministrisë franceze të Kulturës dhe Komunikimit, sot do të mbahet në Prishtinë, spektakli i nxënësve që mësojnë gjuhën frenge në Kosovë.

Me këtë rast, dymbëdhjetë shkolla fillore dhe të mesme nga Gjilani, Drenasi, Vushtrria, Klina, Mitrovica dhe Prishtina marrin pjesë me 200 nxënës të moshave nga 3 deri në 17 vjeç.

Sipas njoftimit, ata do të prezantohen me këngë, poezi dhe shfaqje teatrale.

’Në hollin e Sallës së kuqe do të vendoset një ekspozitë me vizatime dhe piktura të punuara nga nxënësit në temën e dhjetë fjalëve të Frankofonisë. Juria për vlerësimin e pjesëmarrësve do të përbëhet nga tre persona nga zyra diplomatike e Belgjikës, Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze. Ky spektakël është një mundësi për nxënësit që mësojnë gjuhën frenge, për t’u takuar, shkëmbyer dhe treguar talentet e tyre përkatëse. Performancat më të mira artistike do të shpërblehen me dhurata të ofruara nga Ambasada e Francës, Zyra diplomatike e Belgjikës, Ambasada e Zvicrës dhe Shoqata franceze Biblionef. Dreka do të ofrohet nga Shoqata e profesorëve të gjuhës frënge të Kosovës (APFK)’, thuhet në njoftim./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat