Prefiksi +381 nuk funksionon më në Kosovë

Kosova

Prefiksi +381 nuk funksionon më në Kosovë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Post Telekomi Kosovës e ka hequr nga funksioni prefiksin e telefonisë fikse nga Serbia, 381, dhe në vend të tij tani është ai i Kosovës + 383.

“Ju informojmë se nga 24 marsi prefiksi +381 i telefonisë fikse do të jetë i pamundur. Tani duhet të përdoret kodi +383. Ju lusim të njoftoni partnerët dhe miqtë tuaj”, thuhej në SMS-në e Telekomit të Kosovës, drejtuar përdoruesve nga Kosova.

Kosova deri tash shfrytëzonte prefikset nga Monako +377 dhe nga Sllovenia +386.

Beogradi mohon të jetë mënjanuar prefiksi i Serbisë +381 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat